Vidali provokon: Po të ishte VAR-i, Reali s’do t’i kishte fituar dy Champions

Arturo Vidal erdhi te Barcelona si zëvendësues i Paulinjos që u kthye përsëri andej nga kishta ardhur, në Kinë, duke e lënë ekipin katalonjas pa një lojtar luftarak në mesfushë.
Dihet se Vidali e ka halë në sy Realin e Madridit dhe provokimet e tij të shpeshta në adresë të klubit “mbretëror”, qëkur ai luante me Bajernin e Mynihut, i kanë sjellë atij shumë pikë në sytë e tifozëve të Barcelonës
Në një intervistë në “Mundo Deportivo”, futbollisti kilian 31-vjeçar deklaroi se “galaktikasit” e Zinedin Zidanes nuk do t’i ishin gëzuar trofefut të Ligës së Kampioneve në dy sezonet e fundit të saj, nëse do të ishte përdorur sistemi VAR.
“Me teknologjinë VAR, Bajerni i Mynihut do të kishte dy tituj më shumë të Ligës së Kampioneve, pra, në finale ne nuk do të kishim parë Realin”, thotë Vidali, duke pasur parasysh se ekipi kampion gjerman dy herë është eliminuar nga Reali i Madridit mbas vendimeve të dyshimtë të gjyqtarëve që provokuan reagime negative në botën e futbollit.
Sfidanti.al