Ronaldo i dha këto ditë një intervistë mediumit “DAZN”, në të cilën, midis të tjerave, ai foli edhe për tema që nuk kanë lidhje me futbollin dhe që treguan për interesa të tjera të futbollistit portugez, kur është fjala për kohën e tij të lirë.
Dihet se Ronaldo që tani luan me Juventusin, edhe kur ishte me Realin, luan shumë mirë pingpong, por në intervistën e tij të lartpërmendur ai zbuloi edhe se cilin sport, mbas futbollit, ai sheh me kënaqësi në televizor, kur është në shtëpi.
“Mua më pëlqejnë shumë dyluftimet në sportin e arteve marciale UFC. Po ashtu, më pëlqen të shoh tenis dhe basketboll. Pingpongu është një sport tjetër, ku unë luaj me sukses., Por, megjithatë, më shumë më pëlqen të shoh ndeshjet e UFC-së”, vuri në dukje Ronaldo.
Sfidanti.al