I dehur 16 ditë me radhë! Kjo i ka ndodhur Kimi Raikonenit

Ngjarja, e treguar prej tij, ka ndodhur 16 vjet më parë. Kimi Raikonen tronditi jo pak botën e Formula 1 dhe tifozët me atë që shkroi në librin biografik, që pritet të dalë në librari në tetor. Historia e treguar nga finlandezi ka zënë vend në publik pa pritur librin dhe bëhet fjalë për një dehje afatgjatë në vitin 2012.

Raikonen tregon se pas një vendi të dytë në garë, ai nisi të pinte bashkë me një shok të tij finlandez, dhe kjo vazhdoi nga 22 prilli deri në 8 maj. U shëtitën disa vende të botës si Bahreini, Italia, Finlanda dhe Zvicra. Qejfi, apo tortura, përfundoi dy ditë para sesa të garonte në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, në Barcelonë. Tashmë, krejtësisht esëll, “finlandezi i akullt” ia doli të zhvillonte një garë shumë të mirë dhe të dilte në vendin e tretë, pas Maldonados dhe Alonsos.

Sfidanti.al