Nuk u arrit të digjej asnjë bluzë, pasi Argjentina nuk e luajti miqësoren “e mallkuar”. Gjithsesi, presidentit të Federatës së Futbollit të Palestinës, Xhibril Raxhub, i kushtuan paksa shtrenjtë fjalët kërcënuese drejtuar Mesit dhe shokëve të tij. Në prag të Botërorit, “bardhekaltërit” kishin në plan të luanin një miqësore në Jeruzalem me Izraelin, por palestinezët u acaruan shumë. Raxhub deklaroi se izraelitët po kërkonin të reklamonin Jeruzalemin si kryeqytet të tyrin pas vendimit të presidentit amerikan, Tramp, dhe po e mbanin miqësoren në një datë të shënuar për ta.
Në përpjekje për ta detyruar Argjentinën që të mos luante, ai lëshoi edhe shprehjen e famshme se “tifozët arabë dhe myslimanë kudo në Lindjen e Mesme, do ta digjnin fanelën e Mesit, dhe do ta braktisnin idhullin e tyre, nëse miqësorja realizohej”. Miqësorja nuk u luajt, por Raxhubi u pezullua për 1 vit nga FIFA.
Sfidanti.al