54 muaj burg për larje parash, ky është njeriu që do të blejë Palermon

Pronari i Palermos, Mauricio Zamparini, po zhvillon bisedime me dy blerës potencialë të këtij klubi, një nga të cilët ka dosje kriminale, pasi ka kaluar në brug katër vite e gjysmë. Fjala është për Rafaelo Folierin që ka qenë në burg 54 muaj në SHBA për mashtrim dhe larje parash. Blerës potencial i dytë është një konsorcium amerikan.
Më 2008. Folieri u shpall fajtor për 14 pika të akuzës për veprimtari të organizuar kriminale, mashtrim, larje parash, etj. Rasti i tij njihet në Amerikë si skandali Vati Kon, në të cilin ai përvetësoi investime me vlerë prej 50 milionë dollarësh nga disa investitorë, përfshi edhe Bill Klintonin, që gjoja do të përdoreshin për blerjen e kishave katolike romane në SHBA. Sidoqoftë, Folieri i bëri katër vite e gjysmë burg, doli nga burgu në vitin 2012 dhe u deportua menjëherë në Itali.
Sfidanti.al