Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit dhe ish-nënpresident i FIFA-s Zhoze Maria Marin u dënua me katër vite burg. Një gjykatë e Nju Jorkut e shpalli fajtor Marinin (86 vjeç) për ryshfet dhe larje parash. Krahas dënimit me burg, ish-njeriu nr.1 i futbollit brazilian do të duhet që të paguajë edhe një gjobë financiare prej 1,2 milionë dollarësh dhe duhet të kthejë 3,3 milionë dollarë që ai i ka fituar në mënyrë të paligjshme.
Ky funksionar i lartë brazilian u arrestua në vitin 2015 në kuadrin e një hetimi masiv për korrupsion në FIFA. Marini ka qenë në krye të federatës braziliane të futbollit gjatë periudhës mars 2012 – prill 2015.
Sfidanti.al