Sa  duhet të presë Pol Pogba deri sa të fitojë Topin e Artë

Shaka Hislop insiston se Paul Pogba as nuk është afër formës së Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Ish portieri i Neëcastle, Shaka Hislop ka thënë se Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë shumë larg futbollistëve të tjerë dhe ata do ta fitojnë Topin e Artë të paktën deri në vitin 2012.

Kështu ia tha se, për këtë çmim, Paul Pogba duhet të pres deri kur këta dy futbollistë të tërhiqen nga futbolli ose të dorëzohen vetë, pasi me kualitet janë shumë para të tjerëve.

“Nuk e shoh asnjë futbollistë që do ta fitojë Topin e Artë së shpejti, për derisa aty janë ende Ronaldo dhe Messi”, tha Hislop për ESPN.

“Le të shohim çfarë do të ndodh pas katër ose pesë viteve. Atëherë Pogba do të jetë 28 vjeçar dhe të jem i sinqertë, ka edhe shumë futbollistë të tjerë që po rriten shumë dhe kanë potencial të madh”