Gerard Pique ka shkurtuar pushimin për t’u kthyer në stërvitje me skuadrën e Barcelonës
Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique dhe treshja e sulmit Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar kanë pasur pushim shtesë nga pjesa tjetër e skuadrës, deri me 2 janar.
Por, Pique ka vendosur që të shkurtojë pushimin, pasi sot është kthyer në stërvitje me skuadrën.
Pique dëshiron që të jetë në formë sa më të mirë në vitin 2017 dhe të jetë gati për ndeshjen e parë ndaj Athletic Bilbaos në Copa del Rey.