Shumë zhurmë për asgjë; komedia e Shakespeare mund të pasqyrojë fare mirë situatën që krijoi Cristiano Ronaldo në momentin kur u vu nën akuzë për evazion fiskal. Portugezi menjëherë kërcënoi me largim nga Reali i Madridit duke u bërë lajmi kryesor për mediat sportive në mbarë botën., Teoritë për destinacionin e tij të mundshëm ishin të shumta dhe mes pretendentëve u shfaq emri i Manchester United. Pas qetësimit të situatës ai që foli në lidhje me këtë cështje ishte Jose Mourinho që e konsideroi rikthimin e Ronaldos në Old Trafford një mision të pamundur. ‘Nuk e planifikuam në asnjë moment blerjen e Ronaldos-tha Mourinho-nuk e menduam një gjë të tillë pasi ai është një futbollist i rëndësishëm për skuadrën aktuale. Është pjesë e një klubi të fuqishëm në aspektin ekonomik dhe nuk ka arsye që të mendohet dëshira e tij për t’u larguar. Nuk jam nga ata persona që dëshiron të humbasë kohë me misione të pamundura’.
sfidanti.al