Golf: Më thuaj si, vishesh të të them si luan, LPGA vendos kodin e veshjes

LPGA, organizatorja e turneve të golfit për femra në SHBA ka vendosur një kod veshjesh që do të nisë të aplikohet që nga dita e hënë. Nëpërmjet postës elektronike Presidentja e LPGA, Vicki Goetze-Ackerman u ka komunikuar pjesëmarrëseve të një listë me artikujt që nuk do të lejohen të përdoren nëpër turne të ndryshëm. Goetze-Ackerman thekson se janë përcaktur veshjet që do të lejohen të përdoren dhe se në rast se do të ketë thyerje të kodit, golfistet do të gjobiten me 1000 Dollarë, shifër kjo që do të dyfishohet nëse thyerja e kodit do të bëhet shpesh. Kështu nëpër turne sportistet nuk do të lejohen të veshin bluza me dekolte dhe se fundet apo pantallonat e shkurtra duhet të jenë mjaftueshëm të gjatë që të mos duken shumë këmbët. LPGA thekson se ajo që kërkohet është aplikimi rigoroz i këtij kodi veshjeje dhe se lojtaret duhet të paraqiten në një mënyrë sa më profesionale për t’i dhënë një imazh sa më pozitiv këtij sporti.

sfidanti.al