Mançester Junajtidi e nisi turneun në SHBA me një fitore bindëse ndaj Los Anxhelos Galaksi, ndërsa debutimin e tyre bënë në këtë ndeshje, para fillimit të sezonit të ri, edhe përforcimet e reja, Lukaku dhe Lindelof. Murinjo luajti me dy ekipe krejt të ndryshëm në të dy pjesët e ndeshjes. Në pjesën e parë, shënoi dy herë Rashfordi, ndërsa gol realizoi edhe Felaini.
Në pjesën e dytë, shansi për të luajtur iu dha një formacioni krejtësisht të ri dhe, kështu, në lojë u futën edhe “prurjet” e reja, Lukaku dhe Lindelofi. Nga ana tjetër, Mikitariani dhe Marsiali shënuan në pjesën e dytë për “djajtë e kuq”, duke i dhënë ekipit të tyre një fitore bindëse. Sidoqoftë, ekipi vendas luajti mirë në 10 min. e fundit, kur edhe shënoi dy gola me anë të Xhovani dos Santosit, duke e zbutur, kështu, disi humbjen.
Sfidanti.al