Humbja me Nuremberg? Për Spaletin nuk paska problem..

Humbja në miqësoren me Nurembergun nuk e shqetëson shumë trajnerin e Interit, Luciano Spalletti. Trajneri italian deklaroi se për të pati më shumë rëndësi fakti që nuk pati dëmtime futbollistësh. ‘Jemi vetëm në fillim dhe e rëndësishme për ne është që asnjë prej futbollistëve nuk pati problem fizike-tha Spalletti i cili foli edhe për domosdoshmërinë e ndërhyrjes në merkato-Rrini të qetë, do të ketë përforcime. Duhen bërë 3-4 blerje të reja’.Spalletti foli edhe për çështjen Nainggolan duke theksuar se janë drejtuesit ata që po merren dhe se duhet pritur për të parë sesi do të përfundojë kjo histori.

sfidanti.al