Revolucion në Premier Ligë: FA jep “dritën e gjelbër” për pauzën dimërore

Trajnerët që kanë ekipe në Premier Ligë, në shpesh raste, ankohen se kalendari i ndeshjeve në Angli është shumë i ngjeshur, duke e fajësuar këtë fakt, pjesërisht, për rezultatet e dobta të ekipeve angleze në Evropë. Sidoqoftë, tani, duket se kampionati anglez që ndiqet më shumë sesa të tjerët në “kontinentin e vjetër”, do të pësojë një ndryshim të rëndësishëm.

Federata angleze e futbollit (FA), fillimisht, ka dhënë “dritën e gjelbër” për të ashtuquajturat pushime dimërore në Premier Ligë, megjithë kjo çështje do të vazhdojë të shqyrtohet më tej, por lajm i mirë është se propozimi në fjalë, në përgjithësi, u pranua në parim nga personat përgjegjës.

Kështu, është parashikuar që pauza dimërore në Premier Ligë të fillojë të aplikohet në sezonin 2019-2020, kur është parashikuar që të bëhet një pushim i shkurtër, por as në dhjetor dhe as në janar, por në shkurt. Interesante është se propozimi në fjalë sqaron se nuk do të ketë pushime të plota dyjavore, por, thjesht, një raund ndeshjesh do të luhet në dy fundjava (nga pesë ndeshje), kështu që çdo ekipi do t’i takojë një pauzë prej 12-13 ditësh.
Sfidanti.al