E shkruan “Bild”: Edhe në Champions … gjyqtare kryesore femër!

Gazeta gjermane, “Bild”, njofton se Bibiana Shtainhaus, ka shumë mundësi, që të bëhet së shpejti gjyqtarja e parë femër në Champions-in evropian, duke filluar nga sezoni 2019-2020. Ajo, tanimë, gjykon në ndeshjet e Bundesligës së parë gjermane, këtë sezon, ndërkohë që, sipas rregullave të UEFA-s, gjyqtarët dhe gjyqtaret mund të gjykojnë në ndeshje ndërkombëtare, nëse, gjatë dy viteve të fundit, kanë gjykuar në kampionatet kombëtarë kryesorë të vendeve të tyre.

Kështu, znj. Shtainhaus mund të bëhet femra e parë gjyqtare në konkurrimin më ë rëndësishëm evropian. Në Champions, deri tani, ka pasur vetëm një gjyqtare femër nga Greqia, por anësore, pra, me flamur në dorë. Znj. Shtainhaus nuk bëri asnjë koment lidhur me spekulimet e përhapura, duke theksuar shkurt: “Nuk mund të bëj asnjë koment”.

Ssifanti.al