Qesh e gjithë Anglia kur degjon Elienin: “Do ta arrijmë Sitin”!

Mesfushori egjiptian i Arsenalit, Mohamed Elieni, ka mendimin se Arsenali ka ende shanse që ta arrijë Mançester Sitin dhe ta fitojë titullin e kampionit të Premier Ligës dhe këtë ai thotë në kushtet, kur “topçinjtë” ndodhen në vendin e 6-të, duke qenë, madje, 24 pikë mbrapa Sitit të vendit të parë, ndërkohë që, deri në fund të kampionatit, kanë mbetur vetëm 12 ndeshje!

“Asgjë nuk është e pamundur në Premier Ligë. Ne ende kemi shanse që ta arrijmë Sitin dhe të dalim kampionë. Ne duhet të luftojmë deri në fund, pasi në çdo moment mund të ndodhin të papritura. Nëse nuk arrijmë deri te titulli këtë sezon, atëherë, duhet ta bëjmë këtë sezonin tjetër”, vuri në dukje fubollisti i lartpërmendur egjiptian. Duket qartë se tek Arsenali po mbizotëron një eufori e madhe mbas ardhjes se Obamejangut dhe të Mhitarianit, por, megjithatë, ky optimizëm është super i tepruar.

Sfidanti.al