Kilian Mbape mori një goditje të fortë në kavilje, ndërsa Nejmar pati plagë që dukeshin si prej lufte. Paris SG është në ankth të dijë gjendjen e dy sulmuesve të tij në prag të ndeshjes ndaj Realit në Ligën e Kampionëve. Edinson Kavani ka qenë që më parë me probleme fizike, ndërsa trajneri Unai Emeri pret një kontroll ndaj kaviljes së Mbapesë, që u godit rëndë në takimin në fushën e Tuluzës, edhe pse qendroi në ndeshje deri në fund.
Edhe Nejmar mori “shkelma” dhe postoi më pas një foto në rrjetet sociale duke komentuar se “pa dhimbje, nuk ka fitore”. Braziliani me numrin 10 shënoi golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa ka 19 rrjeta këtë sezon në kampionat, dy më pak sesa Kavani. Nejmar, sidoqoftë, është mbret i asistit me 11 të tillë, ndaj 4 të Kavanit.
Sfidanti.al