Me Lindsi Vonin është kënaqësi edhe të jesh ngjitur në avion!

Një lojtari gjerman të hokejit në akull i takoi një kënaqësi e veçantë, në rrugën e tij drejt Koresë së Jugut për Lojrat Olimpike Dimërore. Janik Zajdenberg (Yannic Seidenberg) pati një biletë në klasin biznes në aeroplanin që do ta çonte nga Mynihu në Seul, ndryshe nga hokejistët e tjerë gjermanë që ishin në klasin ekonomik.

Aty, Janiku pati fatin që ulësja e tij të ishte ngjitur me atë të superyllit të skive alpine, amerikanes Lindsi Von. Dyshja e sportit kaloi shumë orë në krah të njëri-tjetrit, aq sa zgjati udhëtimi i gjatë deri në kryeqytetin koreanojugor, ndërsa Janiku bëri shaka kur foli më pas. “Natyrisht, nuk mund t’i kërkoja takim që në sekondat e para, – tha ai, – , por, ne sidoqoftë e njihnim njëri-tjetrin dhe kishim shumë gjëra për të cilat mund të bisedonim”.

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar ata të dy, apo nëse kanë lënë ndonjë takim më vonë, veçse Zajdenbergu bëri një “mëkat” të pafalshëm, fjeti për 6 orë në ndenjësen e tij. A mund të të mbyllen sytë, aq më shumë për 6 orë, kur je pranë kampiones bukuroshe Lindsi Von?

Sfidanti.al