Premier League, sezoni 2019/2020, supersfidë që jë javën e parë; Mancester Junajtid-Celsi

Premier League është projektuar drejt sezonit 2019/20 dhe ka prezantuar kalendarin e tij shumë kohë para afatit. Në shortin e hedhur për këtë kampionat vihet re që është një supersfidë që në javën e parë; ajo mes Mancester Junajtid e Celsit që do të luhet në Old Trafford.

Kampionati anglez do të startojë në 9 gusht me sfidën e Anfieldit mes Liverpulit dhe Noruicit që është një prej skuadrave që këtë sezon siguroi ngjitjen në Premier League. përsa i përket Mancester Sitit, kampionët e Anglisë do të nisin mbrojtjen e titullit me sfidën ndaj Uest Hamit në fushën e këtij të fundit.

Një tjetër skuadër që në 2019/20 do të luajë në kategorinë më të lartë të futbollit anglez është Shefildi që do të luajë në shtëpinë e Bornmuth, ndërsa Aston Vila do të udhëtojë drejt Londrës për t’u përballur me Totenhemin. Edhe Arsenali, ashtu sikurse edhe Mancester Siti do të nisë sezonin në transfertë me sfidën në shtëpinë e Njukasëllit
Në 17 gusht Citizens do të bëjnë debutimin e tyre në Etihad Stadium për sezonin e ri me sfidën ndaj Totenhemit, ndërsa Celsi do të presë Leister dhe për Arsenalin sfida e parë në fushën e tij do të jetë ajo ndaj Bërnlit.

sfidanti.al