Kilian Mbape nuk e lëshon skeptrin e futbollistit më të kushtueshëm në botë. Sipas Observatorit ndërkombëtar të Futbollit CIES, sulmuesi i talentuar i Paris Sën Zhermenit kushton 252 milionë Euro duke qëndruar në krye të listës së 100 futbollistëve më të shtrenjtë.
Në vendin e dytë, pas Mbapesë pozicionohet sulmuesi egjiptian i Liverpulit Mohamed Salah me 219.6 milionë Euro, ndërsa podiumin e vecantë e plotëson Rahim Sterling i Mancester Sitit me 207.8 milionë Euro. Vetëm vendi i katërt për kapitenin e Barcelonës dhe përfaqësueses argjentinase, Lionel Messi që vlerësohet me 167.4 milionë Euro, ndërsa Kristiano Ronaldo është shumë shkallë më poshtë, në vendin e 20 me 118.1 milionë Euro.
CIES bëri studimin e tij duke u bazuar në disa tregues të merkatos dhe ndër parametrave që janë marrë në konsideratë janë mosha e futbollistëve, minutat e luajtura, skadenca e kontratës, golat e shënuar, potenciali në merakto dhe klubi ku aktivizohen.
Në Top 100 e lojtarëve më të shtrenjtë që merr parasyh 5 kampionatet më të rëndësishme në kontinentin evropian janë edhe 4 italianë, Insinje i 53 me 75.1 milionë Euro, Zaniolo i 74, Kieza i 92 dhe Donaruma i 100. po kështu në këtë klasifikim janë edhe Dibala i 23, Piontek i 44 apo edhe Ikardi në vendin e 99.
sfidanti.al