Rene Higita dhe premtimi i tij nëse Kolumbia fiton Copa America

Rene Higita, portieri më spektakolar i Kolumbise ka bërë një premtim që është kthyer në një lajm viral në vendin e tij.

‘Përpara disa muajsh deklarove se nëse Kolumbia do të shpallet kampione, do të shkurtoj flokët, por tani duke pasur të gjithë këtë besim, do të pres flokët nëse kombëtarja nuk do të mund të fitojë copa America-tha Higita-ky është basti im i madh. Ky është besimi i madh që kam tek ky ekip, me gjithë respektin që kam për ish shokët e mi të skuadrës, Kolumbia aktuale është ndër përfaqësueset më të mira që kemi pasur në vitet e fundit’

Higita, që shpiku pritjen me roveshatë në një miqësore mes Kolumbisë dhe Anglisë, aktualisht është trajneri i portierëve të Atletico Nacional të Medelin. Basti i Higites është bazuar te eksperienca ndërkombtare që kanë shumica e futbollistëve të Kolumbisë. ‘Futbollistët kolumbianë luajnë te skuadrat më të mira në botë duke nisur nga Hames. Ajo që kemi nevojë është që të konkretizojmë dicka, të fitojmë dicka-tha Rene Higita.

sfidanti.al