Ferland Mendi është futbollisti që shtohet në radhët e Realit të Madridit. Klubi merenges arriti një akord me Olimpikun e Lionit për transferimin e mbrojtësit të majtë në kryeqytetin spanjoll për të bërë më pas edhe komunikimin zyrtar nëpërmjet faqes së tij të internetit. Mendi do të firmosë me Realin e Madridit një kontratë 6 vjecare deri në 30 qershor të vitit 2025.
Prezantimi i futbollistit në ambientet e Santiago bernabeut do të bëhet të mërkurën e ardhshme në orën 13:00, më pas futbollisti do të zbresë në fushën e gjelbër të stadiumit me fanelën e Realit për të vijuar programin e tij me konferencën për shtyp.
Mësohet se Reali i Madridit siguroi shërbimin e Mendi pasi pranoi të derdhë në arkat e Lionit 48 milionë Euro shifër së cilës i shtohen edhe 5 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve.
sfidanti.al