Lëvizjet në merkato të Realit; i detyruar të shesë të paktën 12 futbolllistë

Reali po transformohet në një supermerkato shumë të kushtueshëm dhe që është gati të nxjerrë në shitje mall të papërdorshëm. Klubit merenges, duke parë situatën aktuale do t’i duhet të largojë të paktën 12 futbollistë për të rregulluar ekuilibrat. Mendi është blerja e 5 e Los Blancos në merkaton e kësaj vere duke bërë që të krijohet një mbipopullim te Reali i Madridit pasi numri i futbollistëve në përbërje është 37 dhe rregullorja në Spanjë parashikon që skuadrat duhet të federojnë 25 lojtarë.

Me situatën aktuale, Reali i Madridit ka 4 portierë, nga të cilët vetëm Kurtua e ka 100% të sigurt vendin në skuadër. Ukrainasi Lunin që po bën mjaft mirë në botërorin e U20 mund të kërkojë të luajë edhe 1 vit si titulla pas sezonit te Leganes, ndërsa Luka Zidan shpreson që të kapet pas hijes së babait të tij. Kështu që ai që me shumë probabilitet do të largohet është Kejlor Navas i cili pas rikthimit të Zidane është lënë mënjanë. Për të flitet se është i interesuar Paris Sën Zhermeni, por kostarikani do të largohet vetëm sipas kushteve të tij; me parametra zero në mënyrë që të marrë gjithcka për vete nga transferimi i tij në destinacionin e ri

Ardhja e mbrojtësit të majtë Mendi për Realin e madridit do të thotë se Marselo nuk është i paprekshëm. por në menyrë paradoksale, për momentin braziliani që kërkohej prej kohësh nga Juventusi ka hyrë në listën e atyre që nuk largohen. Ai që do të marrë valixhet në duar është i riu Regilon që në kohën e Solarit i mori vendin pikërisht Marselos. I destinuar për t’u larguar është edhe Teo Hernandez që kërkohet nga Napoli dhe që vjen nga huazimi nga Real Sociedad. Serhio Ramos sqaroi gjithcka me Perez dhe do të qëndrojë te Reali por duhet të përballet me konkurencën e 2 qendërmbrojtësve të tjerë, Varanë dhe blerja e re Militao, ndërsa Naco do të qëndrojë në vendin e tij, Vajeho do të vlerësohet më vonë, ndërkohë që konfirmohen mbrojtësit e djathtë Karvahal dhe Odriozola

Në mesfushë hyri me prepotencë Eden Hazard me 150 milionët e tij dhe të paprekshmit përkrah tij janë Kros, Kasemiro, Modric dhe i riu Valverde. Nuk do të ketë vend për 3 lojtarë të kthyer nga huazimet; Hames Rodrigez, Kovacic dhe Odegard. Drejt largimit është edhe Sebajos, diskutim që vlen edhe për Markos Jorente. Dilema e madhe mbetet Isko, pasi jo të gjithë te Reali i Madridit duan që ai të largohet, të paktën jo për një shifër nën 100 milionë Euro.Ndërsa Brahim Dias i marrë në janar nga Mancester Siti do të jepet me huazim

Rastet më të pakta janë në sulm. Asensio konsideroohet i paprekshëm nga Zidan, po kështu, këtë status kanë edhe Benzema, Vinisius dhe sigurisht të sapoardhurit Jovic e Rodrigo. Kjo do të thotë se janë drejt largimit Mariano Diaz, Majoral, De Tomas dhe sidomos Garet Bejl që është kthyer në një barrë të rëndë te Reali i Madridit dhe që mund t’i sjellë jo pak të ardhura këtij klubi. Me shumë mundësi mund të largohet edhe Lukas Vaskez.

sfidanti.al