Tërhiqet Kasijas? Portieri bën tjetër përgënjeshtrim

Gjatë paradites të së enjtes e përditshmja portugeze ‘O Jogo’ foli për vendimin e marrë nga Iker Kasijas për të mos u kthyer më në fushat e lojës pas infarktit të pësuar në stërvitjen e 2 majit. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, drejtuesit e Portos i ofruan atij edhe një rol drejtuesi në klub. Lajmi padyshim bëri xhiron e botës dhe kjo solli edhe reagimin e portierit 38 vjecar që mohoi tërheqjen e tij të menjëhershme nga fushat e lojës.

‘Një ditë do të më duhet të tërhiqem, por do të doja që lajmin ta komunikoja vetë kur të vijë momenti-tha Kasijas-Ky nuk është momenti, po pushoj. Dje iu nënshtrova një vizite kontrolli te Dr. Felime Macedo dhe gjithcka shkoi shumë mirë. Ky, është një lajm i madh që doja ta ndaja me të gjithë’

Kasijas si futbollist ka një karrierë për t’u pasur zili pasi ka triumfuar me Realin e Madridit, Porton e Spanjën. Me Realin e Madridit, Kasijas ka fituar 5 tituj në La Liga, 3 Champions League, 4 Superkupa të Spanjës, 2 Kupa të Mbretit, 2 Superkupa të Evropës, 1 Kupë Interkontinentale, 1 botëror klubesh me Porton fitoi një titull në kampionatin portugez dhe një Superkupë të Portugalisë, ndërsa me përfaqësuesen e Spanjës ka fituar 1 Botëror dhe 2 Evropianë.

sfidanti.al