Pogba e Solskjer paskan folur “me zemër të hapur”, e ardhmja quhet Juventus!

Trajneri norvegjez, i konfirmuar në stolin e Mançester Junajtidit, ka vendosur ta ndajë “shapin nga sheqeri”, por jo me nerva, dhe dënime “kapitale”, por me logjikën e ftohtë. Mediat britanike shkruajnë se Ole Gunar Solskjer ka folur sy më sy me Pol Pogbanë, mesfushorin e pakënaqur në “Old Traford”, dhe pas bisedës me “zemër të hapur”, duket se është arritur një përfundim. Kampioni i botës do të largohet, ndoshta në janar, dhe mund të kthehet tek Juventusi, aty ku ka qenë dhe ka shkëlqyer, dhe aty ku do të gjejë miqtë e vjetër, Andrea Pirlo tashmë si trajner, Alvaro Moratën, si dhe Bufonin, Kielinin e Bonuçin. Junajtid nuk dëshiron që Pogba të largohet me parametër zero në qershor, ndaj do të pranojë një akord në janar. Reali është përfolur gjithnjë, por për momentin më shumë e ardhmja quhet Juve.

Sfidanti.al