Kobe Bryant, sportisti më i përmendur në tekstet e këngëve, para Messit e Maradonës

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant është sportisti emri I të cilit përmendet më shumë në këngë në historinë e muzikës. Sipas një studimi të TopRatedCasinos.co.uk, emri i yllit të LA Lakers përmendet në 1147 tekste këngësh. Studimi është bërë në bazë të kërkimeve të kryera në portalin Lyrics.com teksa u gjetën emrat e sportistëve të ndryshëm në tekste.

Bryant, që humbi jetën në një aksident tragjik në 26 janar u bë një bryim frymëzimi dhe pikë referimi në krijimet e shumë kënbgëtarëve të suksesshëm. Artistë si Kanye West, Lil Wayne, Jay-Z, Kendrick Lamar, Juicy J, Bad Bunny  dhe shumë të tjerë përmendin mitikun Bryant në këngët e tyre.

Në vendin e dytë gjendet Lionel Messi, emri I të cilit përmendet në 553 tekste duke lënë pas legjendën tjetër të sportit, Diego Armando Maradona që u nda nga jeta në 25 nëntor që është përmendur në 270 tekste. Për më tepër, kapiteni i Barcelonës dhe përfaqësueses  argjentinase e ka lënë pas El Pibe De Oron edhe për numrin e këngëve të kompozuar posacërisht për të me 30 të tilla kundrejt 22 për Maradonën.

Ndërkaq në këtë studim theksohet se në total, lojtarët e futbollit janë yjet,emrat e të cilëve janë më të përmendur në tekstet e këngëve me 2738 citime.

Sfidanti.al