Trajneri i njohur francez, Arsen Venger, deklaroi se ai është gati që t’i kthehet profesionit të trajnerit, ndërkohë që ai u largua nga stoli i drejtimit të Arsenalit mbas 22 vitesh qëndrimi atje. Në ceremoninë ndarjes së çmimeve të FIFA-s në Londër, ku ai mori pjesë, Vengeri deklaroi se është gati që të punojë përsëri me “kapacitet të plotë” si trajner.
“Unë nuk kam thënë se do të tërhiqem nga futbolli. Në tetor, unë do të mbush 69 vjeç dhe kam bindjen se unë mund të punoj edhe disa vite si trajner. Gjatë katër muajve që kanë kaluar, qëkur unë ika nga Arsenali, kam menduar dhe, tani për tani, unë nuk mendoj të marr përsipër ndonjë rol tjetër, veç atij të trajnerit”, i deklaroi Arsen Vengeri “L’Est Republicain”.
Gjatë kohës që ai ka drejtuar Arsenalin, ky trajner francez ka fituar tre herë titullin e kampionit të Anglisë dhe shtatë herë FA Kupën.
Sfidanti.al