Plot 150 milionë stërlina shpenzime, çfarë Junajtidi do të jetë?!

Mançester Junajtid duhet të provojë sesa vlen dhe që mund të luajë në nivele të lartë pas shpenzimeve të mëdha të verës, që pritet të rriten përsëri. Legjenda Rajan Gigs ka paralajmëruar, jo edhe aq trajnerin Murinjo, sesa futbollistët, pasi tani pritet shumë nga klubi i madh anglez. “Junajtid ka shpenzuar shumë, – thotë uellsiani, – kanë ardhur disa lojtarë shumë të mirë dhe Ivan Perishiç do të jetë një përforcim shumë i vyer. Mendoj se lojtarë të tillë si Rashford, Marsial apo Mkitarian duhet të nxitojnë për ta rritur edhe më shumë nivelin e lojës së tyre”.

Perishiç pritet t’i ndihmojë shumë shokët e tij, por edhe të shtojë konkurrencën, ndërsa titullar në sulm besohet se do të jetë Romelu Lukaku. Murinjo ka marrë Lukakun për 75 milionë stërlina, Lindelofin për 30.7 milionë, ndërsa kroati Perishiç besohet se do të kushtojë gjithsej 44 milionë stërlina.

Sfidanti.al