Duket se Antonio Konte, trajneri i Celsit, nuk do t’i blejë dot as Moratën, as Belotin dhe as Obamejngun, por do të synojë që të blejë Sergio Agueron që ai t’i udhëheqë “blutë” e Londrës në sulm. Megjithëse duket pak si e pabesueshme, por trajneri i Sitit, Guardiola, ka mundësi që ta lejojë futbollistin e shquar argjentinas që të transferohet për te klubi i Londrës Perëndimore. Dihet se strategu spanjoll (Guardiola) nuk e konsideron më Agueron si opsion nr.1, mbas ardhjes, gjatë sezonit të kaluar të transferimeve, në ekipin “qytetar” të Gabriel Zhesusit, pasi ky i fundit e ka lënë në hije beniaminin e deritanishëm të tifozëve të “qytetarëve” që i çoi këta të fundit drejt titullit të kampionit të Anglisë, më 2012. Në fakt, nuk është hera e parë që Celsi synon shërbimet e futbollistit argjentinas të mësipërm,pasi, para transferimit te Siti, Atletiko ishte marrë vesh me Celsin për Agueron, por në momentin e fundit ai kaloi te Siti, ku Kun Agueronë 181 ndeshje të Premier Ligës ka shënuar 122 gola, qëkur u bashkua me këtë klub, më 2011.
Po ashtu, Janik Karasko mund të bëhet një belg tjetër që do të mund të mbajë bluzën e Celsit, ndërkohë që “blutë” janë gati të japin 50 milionë sterlina për këtë lojtar të krahut të Atletikos, megjithëse presidenca eklubit madridas ka bërë të ditur se asnjë futbollist i formacionit të parë nuk dotë largohet.
Sfidanti.al