Nëse do t’ia dilte mbanë me të gjithë, do të ishte një “grabitje” në “Old Traford”, edhe pse me lejen e të zotëve të shtëpisë. Njukasëlli, i forcuar financiarisht pas blerjes së aksioneve nga familja mbretërore saudite, ka bërë planet për t’u përforcuar dhe sipas mediave angleze, synon 4 lojtarë, që të katër të Mançester Junajtidit. Flitet për Doni Van de Bekun, kartoni i të cilit kushton 25 milionë euro (39 milionë euro e mori Junajtidi nga Ajaksi), Xhesi Lingardin, me karton 22 milionë euro, Antoni Marsialin, me vlerë kartoni 35 milionë euro dhe Erik Bejli, që llogaritet në 10 milionë euro. Në total mund të arrijnë në 100 milionë euro shpenzime. Holandezi Van De Bek është mesfushor dhe po luan pak, po ashtu Lingardi, sulmuesi francez Marsial dhe mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Bejli, po ashtu nuk janë edhe aq shumë në planet e trajnerit Solskjer.
Sfidanti.al