Statistikat tregojnë epërsinë Tajson Fjurit ndaj Diontej Uajlderit

Boksieri anglez mbrojti titullin botëror në ËBC duke dominuar ndaj rivalit të tij amerikan në Las Vegas më shumë sesa e tregojnë raundet dhe numri i nokdauneve. Të dy rivalët u rrëzuan nga dy herë në dysheme përpara sesa Fjuri të lëshonte breshërinë përfundimtare në raundin e 11-të, duke e hedhur nokaut kundërshtarin. Sipas statistikave, Fjuri pati 150 grushta të suksesshëm, pra që e goditën Uajlderin në trup apo në kokë ndaj 72 që arriti të realizonte 35-vjeçari. Vetëm në raundin e parë ata ishin barabar, ndërsa trajneri i Uajlderit, Malik Skot, kishte deklaruar se luftëtari i tij do të ishte më kombinativ këtë herë, me më shumë lloje grushtash. Tashmë, Fjuri duhet të ndeshet me sfidantin Dilian Uajt, ndërsa nëse del fitues, të presë fituesin e sfidës së dytë Xoshua-Usik për të unifikuar brezat e artë të kampionit të botës në peshat e rënda të boksit profesionist.

Sfidanti.al