Franca, gjithnjë e më shumë një Superfuqi e Europës

Nuk është ende në nivelet e Gjermanisë apo edhe të Italisë, ndonëse mendon se mund t’u afrohet. Franca ka tashmë 5 tituj të mëdhenj ndërkombëtarë në futboll, pas fitores ndaj Spanjës në “San Siro” në finalen e Ligës së Kombeve. “Gjelat” numërojnë 2 Kupa të Botës dhe 2 Kampionate Europiane, me lavdinë e tyre që nisi që në vitet 80-të me brezin e Mishel Platinisë, Tiganasë apo Zhiresit, vazhdoi me gjeneratën e Zidanit, Blankut, Deshampit dhe po vazhdon fitoret me Jorisin, Varanin, Pogbanë, Grizmanin, Mbapenë, Zhirunë e (më në fund) Benzemanë. Gjermania, ndërkaq është 4 herë kampione e botës dhe 3 herë kampione e Europës, ndërsa Italia është 4 herë kampione e botës dhe 2 herë kampione e Europës.

Titujt e Francës

Kupat e Botës në 1998 e 2018.

Kampionatet Europianë në 1984 e 2000.

Liga e Kombeve në 2021.

Sfidanti.al