Një letër shumë e gjatë e Klopit për yjet e tij pas “drurit” nga Aston Vila!

Shpejt pas katastrofës në “Vila Park”, futbollistët kryesorë të Liverpulit u larguan në drejtim të ekipeve të tyre kombëtare. Disa me Anglinë, të tjerë me Brazilin, Holandën, Belgjikën, Egjiptin, Zvicrën, Skocinë, por jo përpara sesa të merrnin një letër nga trajneri i tyre. Gazetat në ishull shkruajnë se Jurgen Klopi u kujdes që do të bëhej shpejt, dhe që letra të ishte shumë, shumë e gjatë, pra tepër sqaruese, ashtu siç kishte qenë tepër “sqaruese” humbja 2-7 me Aston Vilën në Premier Ligë. “Nata pas humbjes nuk ishte një nga më të mirat e jetës sime, – tha Klopi për BBC-në, – dhe në mëngjes unë isha i vendosur të flisja me djemtë e mi, por ata nuk ishin aty. i shkruajta një mesazh mjaft të gjatë, dhe ishte pak a shumë këndvështrimi im për atë që kishte ndodhur. Pas kësaj, u ndjeva shumë më mirë. Ajo që ndodhi ishte e rëndë, por mund të na ndihmojë dhe ne duhet ta tregojmë veten që në ndeshjen e së shtunës në drekë, në derbin ndaj Evertonit”.

Sfidanti.al