‘Kemi qenë ajo që nuk është treguar, por që nuk harrohet-në këtë mënyrë Mauro Icardi në jep mesazhin e dashurisë së paharruar për Interin nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kujton 15 tetorin e 3 viteve më pare kur me një tripletë të tijën vendosi derbin kundër Milanit.
Pas 3 viteve gjërat kanë ndryshuar totalisht, Mauro Icardi nuk është më qendërsulmuesi i Interit dhe është pjesë e Paris Saint Germainit, larg atmosferës së derbit të Madonninës që mbetet I rëndësishëm dhe tërheqës edhe në një vit si ky nën shenjën e pandemisë. Por nuk ishte vetëm Icardi, edhe bashkëshortja e tij Wanda Nara postoi me nostalgji foton e banesës së tyre në Milano me pamje nga San Siro.
Sfidanti.al