Dikur, në 1941, sipas kujtimeve të Zhukovit, Stalini e zëvendësoi ish-shefin e shtabit të ushtrisë sovjetike, Mereckovin, pa treguar respekt ndaj tij. Këtë gjë po e bëjnë pronarët e rinj të Njukasëllit, njerëzit e familjes mbretërore saudite, të cilët kanë vendosur që trajneri Stiv Brus duhet të largohet (ndonëse ende nuk ka vendim për të), dhe kanë nisur të kërkojnë trajner të ri. Antonio Konte mësohet se nuk ka pranuar, ndërsa sipas parashikimeve favorit është Lysien Favre, ish-tekniku i Dortmundit. Gjithsesi, në lojë janë edhe Brendon Roxhers që mban detyrën tek Leisteri dhe ish-kapiteni i Liverpulit, sot trajner i Gllazgou Rejnxhërsit, Stiven Xherrard. Të shohim se kë do të zgjedhin sheikët, sepse fati i Brusit tashmë është i përcaktuar.
Sfidanti.al