Nevili u përgjigjet Henrit dhe Karagerit: Ju flisni budallallëqe!

Transferimi i Aleksis Sançezit te Junajtidi shkaktoi vibrime mjaft pozitive midis tifozëve të “djajve të kuq”, por, nga ana tjetër, vuri në pikëpytetje të ardhmen e disa futbollistëvë të rinj në këtë ekip, në radhë të parë, të Markus Rashfordit që tani ka një konkurrent të fortë në krahun e majtë. Ky sulmues anësor i supertalentuar i Junajtidit u gjend, sikurse pritej mbas transferimit të mësipërm, në plan të dytë, gjë që i detyroi dy ish-futbollistët e njohur Tieri  Henri dhe Xhejmi Karager që t’i dërgonin Rashfordit një këshillë aspak të këndshme, se ai duhet të largohet nga Junajtidi, nëse do minutazh më të madh loje në fushë. Ndaj kësaj deklarate reagoi, midis të tjerëve, ish-futbollisti i Junajtidit Geri Nevil që iu përgjigj shumë ashpër dy specialistëve të lartpërmendur të futbollit:

“Si është e mundur që Rashfordi të largohet nga Junajtidi dhe si është e mundur që ky klub ta lejojë atë që të ikë? Kjo është e pamundur. Dikush e këshillon atë që të largohet. Këto janë budallallëqe me okë, me një fjalë, plehra. Ky djalosh ka qenë i shkëlqyer gjatë 18 muajve të fundit dhe, duke pasur parasysh moshën e tij e tij të re, është normale që ai të mos jetë, gjithnjë, në formacionin e parë. Rashfordi do të jetë lojtar i Junajtidit për shumë vite”, deklaroi Geri Nevil.

Sfidanti.al