Kush është dribluesi më i mirë në Evropë?

Këtë vit, ne po shohim një futboll të shkëlqyer në pesë ligat kryesore të Evropës dhe kjo gjë,falë edhe performancave individuale të një numri lojtarësh. Në këto kushte, është e vështirë që të përcaktosh se cili futbollist ka aftësitë individuale më të mira, pasi edhe ekspertët kanë dilema rreth asaj se cilat nga kategoritë e dribluesve janë më shumë të rëndësishme, ajo, kur një lojtar përpiqet të bëjë sa më shumë driblime gjatë një ndeshjeje apo ajo, kur një lojtar realizon më pak driblime, por më shumë të suksesshme.

Sipas të gjithë parametrave, dy dribluesit më të mirë në Evropë luajnë në Premier Ligën angleze. Ata janë Musa Demble (Totenhem) dhe Eden Azari (Celsi) që janë dribluesit më të mirë në Evropë, por secili prej tyre në një mënyrë krejt të ndryshme.

Dembele është në krye, kur fjala është për përqindjen e driblimeve të suksesshme që arrin deri në 91,7 për qind! Askush nuk i afrohet atij, kur është fjala për përqindje suksesi, por duhet të vihet në dukje se Dembele bën driblime shumë më pak sesa lojtarët e tjerë që, gjithashtu, u përfshinë në studim, vetëm një përpjekje driblimi çdo 37 minuta.

Midis atyre futbollistëve që driblojnë më shpesh, në krye të listës ndodhet Eden Azari i Celsit që përpiqet të bëjë nga një driblim çdo 14 minuta, ndërkohë që përqindja e tij e suksesit është 81 për qind. Pranë tij, në këtë listë, ndodhen Nejmari, Mesi dhe Dagllas Kosta që driblojnë, mesatarisht, çdo 25 minuta, ndërsa përqindja e tyre e sukesit varion nga 67-70 për qind.

Sfidanti.al