Murinjo, temë e ditës në Britani; Mançester Junajtid mendon ta zëvendësojë me Zidan.

Zhoze Murinjo vazhdon të jetë tema e ditës në median britanike. Pasi e cilësoi se favoritin kryesor për t;’u bërë trajneri i parë që shkarkohet në Premier league, kjo media shkoi edhe më tej pasi ka fillluar të flasë për zëvendësuesin e tij. Është pikërisht tabloidi ‘The Sun’ që e ka përmendur këtë fakt madje ka vënë në dukje se Mançester Junajjtid po mendon që ta zëvendësojë luzitanin me Zinedine Zidane që është pa skuadër që nga momenti kur deklaroi dorëheqjen e tij nga Reali i madridit.

Murinjos që gjithnjë i ka pëlqyer të jetë në qendër të vëmendjes së medias me polemikat e tij, duket se këtë radhë kjo mani e tij po i kthehet si një boomerang teksa nga të përditshmet në Britaninë e Madhe po konsiderohet deri si ish trajneri i Mançester Junajtid.

sfidanti.al