Erik Abidal duket se ka nisur punën për të sjellë te Barcelona Pol Pogba. Të paktën kjo është ajo që lexohet te e përditshmja italiane ‘Tuttosport’, Sekretari Teknik i kampionëve të spanjës ka zhvilluar një takim me Pogba në Los Angeles ku futbollisti ndodhet për pushime. Gjithnjë sipas ‘Tuttosport’, Abidal u përpoq që në këtë takim të bindë futbollistin të mendojë për një kalim të tij te katalanasit duke qenë se ai po e mendon largohet nga Mançester Junajtid
Gjithsesi, problemet në tratativat për transferimin e Pogbasë në Camp Nou janë jo të vogla. Së pari mesfushori ka një kontratë me Mançester Junajtid që skadon në vitin 2021. Së dyti, Pogba është pjesë e mnjë prej klubeve më të pasur në botë që do të thotë se Mançester Junajtid nuk është i detyruar ta shesë. Dhe së fundmi, Pogba u paraqit mjaft mirë në Botërorin e këtij viti duke fituar dhe titullin botëror që mund të ketë rritur vlerën e tij në merkaton e transferimeve.
sfidanti.al