Interi nuk ka të ngopur; do të tentojë edhe blerjen e Modric?

Interi nuk ka të ngopur në merkaton e transferimeve. Skuadra zikaltër që është përforcuar me disa futbollistë ku i fundit që i është bashkuar është Vrsaljko, tani ka një ëndërr të madhe; të sjellë në Milano, Luka Modric, fituesin e Topit të Artë të Botërorit të Rusisë

Sipas asaj që theksoher te Sky, Interi tashmë ka nisur bisedimet me agjentën e mesfushorit kroat të cilin e tundon ideja për të luajtur me zikaltrit duke qenë se aty përvec Vrsaljkos ai do të gjejë edhe 2 kroatë të tjerë; Brozovic dhe Perisic. Sigurisht operacioni i kalimit të Modric te Interi është i pamundur, por pasi u pa kalimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi këtë verë, gjthcka është e mundur. mbetet vetëm për t’u parë nëse kjo histori mes kroatit e Interit është dicka konkrete apo do të mbetet vetëm në kuadër të zërave spekulativë.

sfidanti.al