Emri Klark Kent është i njohur pasi është pikërisht personazhi i filmave vizatimorë ‘Superman’. Por duket se ky personazh jeton edhe në botën reale dhe është 10 vjec. Bëhet fjalë për notarin Klark Kent Apauda i cili në kampionatin amerikan të notit për U10 vendosi një rekord të ri, duke thyer atë të legjendës Majkëll Felps përpara 23 vitesh kur ishte 10 vjec dhe që rezistonte deri më sot.
Bëhet fjalë për garën e 100 m flutur të cilën Apauda e fitoi me 1 minutë 9 sekonda e 38 të qintat, një kohë kjo që ishte 5 sekonda më e ulët se e ndjekësit më të afërt dhe mbi 1 sekondë se rekordi i vendosur nga Phelps në 1995.
Me fjalë të tjera, ky rezultat duket se është një ogur i mirë për Klark Kent Apauda, duke qenë se vetë Phelps arriti të bëhej notari me më shumë medalje olimpike të fituara në këtë disiplinë sportive.
sfidanti.al