6 milion euro dhe Konte në stolin e drejtimit të Milanit?

Antonio Konte me siguri që do të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit, shkruan media në gadishillin e Apenineve. Fondi investues “Eliot” që ua bleu Milanin pronarëve të mëparshëm kinezë, duket se nuk ka shumë besim të trajneri i deritanishëm, Xhenaro Gatuzo. Drejtori i ri sportiv i klubit, Leonardo, tanimë, ka rënë dakord me Konten që pritet të vijë shumë shpejt në “San Siro”, ku do të fitojë 6 milionë euro për sezon.
Antonio Konte, pak kohë më parë, u nda nga Çelsi i Londrës. Sipas klauzolës, ky klub duhet që t’i paguajë trajnerit italian 11 milionë euro në vit, nëse ai nuk do të gjejë ndonjë angazhim të ri. Sidoqoftë, Konte është shumë pranë Milanit.
Sfidanti.al