Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, u dënua me gjobë prej 8000 sterlinash, pasi e teproi me festimin e golit që shënoi Divok Origi fundjavën e kaluar në ndeshjen kundër Evertonit. Nëse keni parasysh sesa paguhen trajnerët në Premier Ligë, kjo gjobë është si të heqësh një qime nga supi i dikujt. Kështu që kjo gjobë “simbolike” nuk do të mërzisë shumë trajnerin gjerman.
“Nuk duhet ta kisha bërë atë që bëra, por nuk i përmbajta dot emocionet nga gëzimi. Emocionet janë pjesë e futbollit dhe nuk është ndonjë mëkat i madh t’i shprehësh ato ndonjëhnerë”, tha Klopi.
Komentin e vet për gjobën që iu vu trajnerit gjerman të Liverpulit, bëri edhe Pol Merson, ish-futbollist që tani punon si komentator në “Skaj”: “Sikur një veprim të tillë ta kishte bërë Murinjo, me siguri që ai do të dënohej me 25 ndeshje pezullim”!
Sfidanti.al