River Plate dhe Boka Juniors do të luajnë, më 9 dhejtor, në “Santiago Bernabe” ndeshjen e dytë finale të Kupës Libertadores dhe këtë ndeshje nga tribunat e këtij stadiumi legjendar spanjoll do ta ndjekin disa yje të mëdhenj, midis tyre edhe Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, për të cilin ky, në fakt, do të jetë kthimi i parë i tij në “Bernabe”, qëkur ai u largua nga Reali dhe u bashkua me Juventusin.
Sipas medias spanjolle, Ronaldo ia kërkoi biletat presidentit të Realit, Florentino Perez, pranë të cilit, sikurse thuhet, ai do të rrijë ulur në tribunën e stadiumit, ndërkohë që pritet që në Madrid ai të vijë të shtunën, pasi të premten ai do të luajë me Juventusin kundër Interit në kuadrin e Serisë A.
Nga ana tjetër, Mesi pritet që të luajë të shtunën kundër Espanjolit, ndërsa të dielën ai do të jetë i lirë që të ndjekë spektaklin e madh në “Santiago Bernabe”.
Sfidanti.al