Bën shumë vapë? Maratona olimpike e Tokyo 2020 do të startojë në 05:30 të mëngjesit

Maratona olimpike e Tokio 2020 do të nisë në orën 05:30-06:00 të mëngjesit për të ulur rrezikun që atletët e tifozët të ndjejnë të nxehtin e madh. Ky është vendimi i marrë nga Komiteti Organizator japonez i Lojërave Olimpike të vitit 2020.

Mësohet se ishte një grup mjekësh që kishin propozuar startin e kësaj gare mes orës 05:30-06:00 një orar ky që në Evropë i korrespondon orës 14:00. Tani komiteti Organizativ i Tokio 2020 do të duhet të koordinohet edhe me drejtuesit e IAAF për orarin përfundimtar të maratonës olimpike. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe për garën 50 km të ecjes sportive.

Tokio është një qytet që njihet për nxehtësinë e madhe dhe  nivelin e lartë të lagështisë dhe në vitet e fundit ka shënuar shpesh temperatura shumë të larta që kanë shkaktuar edhe viktima

sfidanti.al