Një histori e gjatë e treguar mes fotografive për aspiratat e katër femrave dhe impenjimet e tyre për të arritur objektivat e për të ndjekur ëndrrat e pasionin e tyre. Është ky kalendari ‘Pirelli’ për vitin 2019 i titulluar ‘Dreaming’ i prezantuar në Milano. Fotografitë e këtij kalendari që ishte në edicionin e tij të 46 u realizuan nga Albert Uatson në muajin prill në Miami dhe Nju Jork.
Kalendari ka si protagoniste emra të tillë si Xhixhi Hadid që është përkrah Aleksandër Uang, Xhulia Garner, Misti kopland me Kalvin Rojal III dhe Leticia Kasta së bashku me Sergei Polunin. Në total janë 40 foto të realizuara në ngjyrat bardhezi dhe në formatin 16:9 që pasqyrojnë pasionin e Albert Uatson për kinemanë.
sfidanti.al