Pele ‘rregullon politikën’: Maradona ishte më i mirë se Mesi

Dy legjendat e futbollit botëror Pele e Maradona kanë qenë gjithnjë temë debati se cili prej tyre është më i miri në këtë sport. Por ata kanë qenë edhe ‘armiq’ me njëri tjetrin në një farë mënyre pasi nuk kanë munguar asnjëherë polemikat dhe debatet mes tyre. por tani braziliani që e ka ndjerë rivalitetin me argjentinasin edhe pse nuk kanë luajtur në të njëjtën epokë vendosi të rregullojë politikat teksa ka folur për El Pibe De Oron dhe krahasimin mes tij dhe Lionel Mesit

‘Për mendimin tim, Maradona është një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave-tha Pele në një intervistë për të përditshmen braziliane ‘A Folha de Sao Paulo’-ai ishte më i mirë se Mesi? Po, ishte shumë më i mirë’

Ndërkaq, Pele foli edhe për raportet me Maradonën duke i përkufizuar perfekte.

sfidanti.al