Njeriu nr.1 i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, vuri në dukje se pretendimet e uebsajtit “Football Leaks” në adresë të kapitenit të Realit të Madridit, Serhio Ramos, nuk kanë lidhje me realitetin. Sikurse dihet, revista e njohur gjermane, “Shpigel”, ka publikuar disa dokumente të portalit të lartpërmendur, duke ngritur shumë “pluhur”, por Çeferini i hodhi poshtë të gjitha akuzat.
“Ne kemi në dispozicion konkluzionet e agjencisë amerikane të antidopingut se nuk ka pasur asnjë shkelje të rregullave dhe kjo do të thotë se Ramosi është i pastër si loti”, vuri në dukje Çeferini.