Murinjo po e fiton garën për Sançezin, por Pep nuk shqetësohet

Aleksis Sançez tek Mançester Junajtid dhe Henrik Mkitarian tek Arsenali. Kjo duket rokada-zgjidhje për fatin e dy sulmuesve, ku në qendër të vëmendjes është kileni i londinezëve. Marrëveshja mes klubeve ende nuk është arritur ndërsa në mes ndodhet i përhershmi Mimo Raiola, agjenti i Mkitarianit.

Mançester Siti u tërhoq nga gara pasi drejtuesit e klubit i thanë Pep Guardiolës se nuk do të shpenzonin aq sa kërkonte Arsenali, pra 35 milionë paund stërlina (mbi 40 milionë euro), ndërsa në skuadër kanë lojtarë shumë të mirë si Aguero, Stërling, Sane apo Gabriel Zhezus që kthehet shpejt nga dëmtimi.

Murinjo shpreson që të ulë harxhet duke vlerësuar Mkitarianin në 26 milionë paund stërlina.

Sfidanti.al