Guardiola takon një shefe klubi që duhej si një super topmodele

“Cherchez la femme”, “shershe la fom”, është shprehja që thuhet nga taksisti tek filmi shqiptar “Kapedani. Gjithë fajin e ka femra është përkthimi që të gjithë ne e dimë, ndërsa shprehja i atribuohet vetë Napoleon Bonapartit. Ndoshta pati një “cherchez la femme” edhe për Pep Guardiolën i cili shkoi të shikonte mbrëmë një ndeshje të Kupës së Anglisë në fushën e Manfild Taunit. Trajneri i Sitit udhëtoi me qëllim për të parë kundërshtarin e radhës, pasi shorti e kishte vënë përballë Manfild/Kardif Siti (dhe u kualifikua Kardifi), por vëmendjen më shumë atij ia tërhoqi një femër.

Karolinë Radford ishte femra që e priti Guardiolën si zonjë shtëpie, në rolin e shefes ekzekutive të Manfild Taunit. Një grua e re, vetëm 35 vjeç, ajo është edhe shumë simpatike, plus që di që ta mbajë veten. Me siguri që Karolina i pëlqeu Guardiolës më shumë sesa niveli i futbollit që iu ofrua.

Është pikërisht kjo Karolinë që tërhoqi vëmendjen tetorin e kaluar duke akuzuar klubet anglezë të futbollit se janë shumë maskilistë. “Në futboll nuk ka femra, – u shpreh ajo, – nuk ka menaxhere (trajnere), ndihmës menaxhere, apo trajnere portierësh”. Manfildi është vetëm njëri prej 3 klubeve në Angli (nga 92 klube profesioniste) që ka një femër në bord, pasi ka fizioterapisten Lizi Rid.

Sfidanti.al