Gerrard, Lampard, Totti, Pirlo,Lahm, Xabi Alonso janë disa prej futbollistëve që kanë ghdendur fort emrin e tyre në futboll që në 2017 i thanë lamtumirën, të tjerë pritet ta bëjnë këtë; Bufon e Çavi Hernandez dhe mes tyre qëndron magjiku Ronaldinjo, simboli i të famshmes ‘O jogo bonito’. Vitet shkuan edhe për atë ka qenë ylli i Barcelonës dhe përfaqësueses braziliane dhe tashmë për të ka ardhur koha që të varë këpucët në gozhdë. Ronaldinjo, tashmë 37 vjeçar në mënyrë indirekte e kishte lënë futbollin e luajtur duke qenë se që nga 2015 nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare, por konfirmimi erdhi vetëm këtë të martë nga ana e vëllait e agjentit të tij, Roberto De Assis.
‘Gjithcka ka marrë fund-u shpreh De Assis për Ronaldinjon që ka lënë gjurmë të mëdha në botën e futbollit me spektaklin e dhuruar, për këtë mjafton që të përmendim golat e shënuar në fitoren 3-0 të Barcelonës në Bernabeu duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve të Realit, dicka që nuk ndodh me askënd tjetër, apo golin me sombrero në ndeshjen mes Barcelonës e Vijarrealit. Pa harruar këtu sesi Dinjo sic thirrej shkurt në ambientet sportive, turpëroi portierin e Anglisë, Siman në Botërorin 2002 më goditjen e dënimit të ekzekutuar në mënyrë spektakolare. Janë magji që tashmë nuk do t’i shohim më dhe që ata që e admirojnë vërtet futbollin do të ndjejnë vërtet mall. Pas Botërorit të Rusisë, do të zhvillohen disa ndeshje miqësore për të nderuar këtë futbollist që ka fituar zemrën e të gjithëve kudo që ai ka shkuar ndeshje që do të luhen në Evropë, Azi dhe Brazil.
Ronaldinjo është formuar në akademinë e Gremios për të bërë më pas hapin e madh në Evropë kur u transferua te Paris Sën Zhermen. Shkëlqimin ai e pati në periudhën 2003-2008 me fanelën e Barcelonësme të cilën fitoi Ligën e Kampioneve dhe Topin e Artë me tifozët katalanas që do ta mbajnë përjetë në zemrën e tyre këtë lojtar. Me përfaqësuesen braziliane ka luajtur 97 ndeshje me 33 gola të shënuar. Në KBotërprin e 2002, ishte një prj futbollistëve që dhanë kontributin më të madh në fitoren e Brazilit të titullit të pestë kampion bote.
sfidanti.al